Kiara dhe Luizi janë banorët më të komentuar në “Big Brother Vip Albania”.
Luizi ka krijuar një pëlqim për Kiarën dhe si duket ata kanë filluar një njohje aty brenda.
Ndërkaq sonte në spektakël duke diskutuar për njohjen e tyre ajo tha se ndihet mirë pranë Luizit por se çfarë do të ndodh tutje mbetet të shihet.
“Unë jam person më i stepur. Mendoj se 20 ditë janë pak për t’i thënë dikujt që të dua, por mund të ketë pëlqim. Nga sa e njoh deri më tani Luizin, mendoj se është një person që dikur do të kishim mundësi të kishim diçka mes vete”, ka deklaruar Kiara.