Këto janë tri mënyrat si të mbroheni nga vjedhja e parave tuaja në bankë

Bankat, edhe pse janë një vend i sigurt për të mbajtur dhe ruajtur paratë tuaja, ka ende disa masa paraprake themelore, por të rëndësishme që mund të merrni për t’u siguruar që të mos bini pre e mashtrimeve me tekste që imitojnë bankat, raporton “Independent”.

E disa nga mënyrat për t’u mbrojtur nga këto mesazhe janë:

Mos bëni lëvizje parash kur ndiheni nën presion

Mashtruesit me mesazhe përpiqen t’ju bëjnë të ndiheni sikur kërkohet veprim i menjëhershëm, se paratë tuaja po rrezikojnë të humbin. Mund të vijë si një mesazh urgjent që ju paralajmëron të telefononi ose të klikoni në një link.

Mos klikoni në asnjë link nga mesazhet e paindetifikuara

Nëse merrni një mesazh me tekst që nuk e prisni, jini të kujdesshëm, veçanërisht nëse duket se mund të jetë nga banka juaj. Bankat e mëdha ishin zgjedhje të njohura për mashtruesit për të shtyrë njerëzit të mendojnë se paratë e tyre janë në rrezik për t’u zhdukur.

Mos telefononi një numër telefoni që ju është dërguar me mesazh

Mos klikoni ose thirrni një numër telefoni që merrni në një mesazh. Në vend të kësaj, gjeni numrin zyrtar të telefonit të bankës tuaj, dhe kontaktoni me ta për t’u siguruar dhe verifikuar nëse ka me të vërtetë një problem.

Çfarë të bëni nëse jeni mashtruar nga këto mesazhe?

Së pari, lajmëroni bankën tuaj për incidentin dhe merrni ndihmën e saj për t’u siguruar që të mos tërhiqen më para nga llogaria juaj. Më pas, raportoni mashtrimin te organet e zbatimit të ligjit lokal. Këto dy veprimet e para janë kyçe për përpjekjen për të rikuperuar çdo para që është marrë me mashtrim nga llogaria juaj.

Të jesh në dijeni për çdo aktivitet të llogarisë suaj është një pjesë kyçe e mbrojtjes së parave tuaja nga mashtruesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *