Nga data 23 shtator rezultojnë të zhdukura dy vajza, E.B., 19-vjeçare, nga fshati Qyshk, dhe L.N., 18-vjeçare, nga fshati Treboviç i Komunës së Pejës.
Salih Berisha, babai i njërës nga vajzat e zhdukura deklaroi se herën e fundit kur ato ishin parë nga familjarët ishte 23 shtatori, ditën kur ato ishin duke shkuar në Universitetin “Haxhi Zeka”, ku vijonin studimet.
Berisha për Indeksonline thotë se as sot nuk kanë marrë ndonjë informacion për to.
“Asnjë shenjë më të voglën nuk e kemi, hiç asgjë”, u shpreh ai.
Indeksonline me konfirmimin e prindit Salih Berisha publikon fotografitë e vajzave të zhdukura.
Apelohet që kushdo që ka informacione për to të lajmërojnë në stacionin më të afërt të Policisë së Kosovës.