Këta janë dy të rinjtë që u arrestuan në pikën kufitare në Vërmicë, dyshohen për shitblerje të drogës

Janë arrestuar dy të rinjë pasi u kapën me drogë në pikën kufitare në Vërmicë, nën dyshimet për shitblerje të paautorizuar të narkotikëve.

Dy  23-vjeçarët u prangosën pasi zyrtarët policorë iu gjetën qese me substancë narkotikë të llojit marihuanë, në veturën e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Fisnik Shabanin dhe Agon Billallin, të cilët tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ata po lëviznin me automjet në momentin që u ndaluan nga Policia kufitare nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Pas kontrollit policor, në veturën e tyre u gjet një qese e plastikës me një sasi të caktuar të marihuanës.

Droga që u gjet u konfiskua, derisa sipas burimeve të Sinjalit, si prova janë sekuestruar edhe disa telefona dhe vetura e të dyshuarve.

Dy të rinjtë e dyshuar pas arrestimit u shoqëruan për në Policinë në Prizren, ku janë intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohen.

lg.php.gif

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ata janë dërguar në mbajtje për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës kushdo që pa autorizim blen ose posedon me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ose ofron për shitje substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë, substanca psikotrope apo substanca analoge, dënohet me gjobë dhe me burgim prej dy deri në tetë vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *