“Kam 9 fëmijë”, rrëfimi prekës i Mandi Nishtullës për vështirësitë që ia shkaktoi droga

Mandi Nishtulla është një nga këngëtarët më të përfolur të momentit. Kjo për shkak të konfliktit që ka për këngën më të dëgjuar në YouTube.

Ai së fundi në “Dnight” ka rrëfyer historinë e jetës së tij.

Mandi ka treguar se ka qenë i varur nga droga dhe ka sakrifikuar dhe pasionin e tij për muzikën.

“Droga, është një ilaç që vret përditë edhe më shumë, droga është një ilaç që njerëzit që janë martur i kanë lënë edhe pa fëmijë, të vret dit për dit dhe orë pas ore. Unë kam një histori me drogën edhe falenderoj babain tim i cili më është gjendur në kohët më të vështira të jetës time.

Kisha bërë një pauzë të jashtëzakonshme. Tani është bërë si modë në familje e pinë baba, nëna, goca, çuni. Nuk është një gjest i mirë. Ajo për momentin të bën shumë happy, por nga mbrapa pse i kërkoni Zotit tju shpëtojë. Ju lutem hiqni dorë sepse jetojmë në një kohë që duhet të kërkohet buka dhe jo droga”, tha ai.

Gjithashtu këngëtari tregoi se është babai i 9 fëmijëve të cilët janë këngëtarë.

“Pasuria ime e vërtetë janë fëmijët e mi. Unë kam tre vajza, që kam fituar xhenetin nga i madhi zot, edhe me dy fitohet por kam tre vajza dhe 6 djem. Unë i kam me shumë bashkëshorte. Faleminderit zotit që më ka dhënë vulën e pashait. Daja i djalit tim Jasinit është Florjani që ka kënduar ‘Ngjyra e kuqe shumë i ngjan”, shtoi Mandi në “Dnight”.

Ai po ashtu tregoi që do të vazhdojë që të kërkojë të drejtat e tij për këngën që është publikuar vite më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *