Ka prishur raportet me Efin?, Mikela flet për herë të parë çfarë po ndodh mes tyre?

Mikela Pula dhe Efi Dhedhes njihen për shoqërinë e tyre të ngushtë.

Dy ish-konkurrentet e njohura të ‘’Për’puthen’’ u futën si një banor në ‘’Big Brother Vip Albania’’ duke u ndarë rrugës në lojtare të ndara.

Kjo bëri që Mikela të largohet nga gara për të vazhduar Efi deri në finale.

E pas daljes vajzat nuk po shihen më bashkë si më parë.

Kjo bëri që të flitet për prishje të raporteve.

Deri sot nuk ka pasur ndonjë reagim nga vajzat, por ka qenë Mikela që më në fund tha fjalën e saj rreth këtyre thashethemeve.

Ajo postoi një thënie në Instagram ku shkruhej: “Rreth i ngushtë, jetë private, mendje e qetë.”

Ndërkohë në një video live në Instagram Mikela tha se ato janë shoqe dhe nuk janë shoqëruar prej angazhimeve që kanë. “Çfarë të them për Efin? Sigurisht që flasim. Por nuk jemi takuar shpesh prej angazhimeve. Por, do na shihni bashkë shumë shpejt”, tha Mikela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *