Jua priste mendja? Kaq ditë kanë qëndruar pa folur me njëri-tjetrin Sara dhe Ledri

Si çdo çift, edhe Sara me Ledri Vulën kanë pasur ulje-ngritjet e tyre. Këtë na e tregoi Sara një ditë më parë, teksa ishte pjesë e jurisë së “She’s on top”, ku dha mendimet dhe vlerësimet e saj mbi veshjet e konkurrentëve të këtij talent-shoë.

Ajo u pyet nga Argjira Spanca nëse mban mëri dhe sa kohë ka qëndruar pa folur me partnerin e saj Ledri Vula. Sara tha se edhe pse është e qetë dhe e buzëqeshur pjesën më të madhe të kohës, por ka nerva shumë të këqija. Ajo shtoi se ka qëndruar 2 javë pa i folur Ledrit, por kjo ka ndodhur në fillimet e lidhje.

“Ka nerva, por ju nuk i shikoni ato. Nervat e mia janë shumë të këqija, zgjasin shumë gjatë. Inati më i madh që kam mbajtur me Ledrin ka zgjatur gati 2 javë. Ka qenë në fillimet e lidhjes”

Po mesa duket dyshja kanë ditur sesi ta gjejnë rrugën drejt bashkimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *