“Ja kam dhanë besën asaj, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë”, babai rrëfen bisedën me Sokol Halilin

Babai i Sokol Halilit ka rrëfyer për momentin kur djali i tij kishte shkuar në shtëpi derisa Policia e Kosovës po e kërkonte për vrasjen e Hamide Magashit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ai tregoi si Sokol Halili i kishte thënë se dëshiron që të shkojë në Stacion të Policisë në Shtime dhe të bëjë vetëvrasje aty.

“Më tha pe shkruj një letër, unë dorëzohem në Polici të Shtimes vetë. Ja bab tha stë marr ty. Thash pa mu smunesh me shku. Tha bab unë i gjallë nuk dorëzohem, du me hy në oborr të stacionit të Policisë e në kerr me bo vetëvrasje”, ka rrëfyer tutje.

Sipas babait, Sokol Halili kishte thënë se i kishte thënë viktimës se ose do të jetonin të tre bashkë ose do të vdisnin të tre.

“Ai tha nuk dorëzohem, ja kam dhanë besën asaj, gjallë e dekën kemi me jetu ose me dekë tret bashkë”, ka treguar babai i Sokol Halilit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *