Isufi: Pjesëtarët e komunitetit serb nën presion nga Qeveria e Serbisë për të aplikuar në FSK – NEUTRAL

 Isufi: Pjesëtarët e komunitetit serb nën presion nga Qeveria e Serbisë për të aplikuar në FSK – NEUTRAL

Nënkoloneli dhe oficeri i parë i FSK-së, Sefer Isufi, ka thënë se pjesëtarët e komunitetit serb janë nën presion të madh për të aplikuar në konkurset për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

Ai në Edicionin Special të Klan Kosovës ka deklaruar se ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, i fton të gjithë qytetarët nga komunitetet të aplikojnë në konkurset për t’iu bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës, trasmeton Klan Kosova.

“Pjesëtarët e komunitetit serb kanë qenë nën presion të madh, nën presionin e shantazheve nga Qeveria serbe. Po e sjell këtu mesazhin e ministrit të Mbrotjes, Armend Mehaj, i cili i fton të gjithë qytetarët e rinj të të gjitha komuniteteve që të aplikojnë dhe të bashkohen me FSK-në sepse FSK-ja është e gjithë qytetarëve si dhe për t’i shërbyer këtij vendi e kemi obligim të gjithë”.

“Kemi pasur një numër të vogël të serbëve që kanë aplikuar në konkursin e fundit të FSK-së të cilët i janë nënshtruar procesit të rekrutimit. Shpresojmë se në konkursin e ardhëm të aplikojnë të rinj nga të gjitha komunitetet tjera”,ka thënë Mehaj.