Ilda Bejleri ka arritur që detajet nga jeta e saj private t’i mbajë gjithmonë për vete.
Prezantuesja e njohur së fundmi ka ndarë disa detaje nga raporti i saj me partnerin, i cili mbetet akoma misterioz për publikun.
E ftuar në Kurthin e Piter Pan ajo ka zbuluar se ende nuk kanë kurorëzuar lidhjen por bashkëjetojnë.
“Nuk jam e martuar. Bashkëjetojmë, kemi dhe Sienën së bashku. Për mua martesa nuk është e rëndësishme. E rëndësishme për mua është të jesh mirë me partnerin, të ndiheni mirë bashkë. Unë e kam veshur edhe kot fustanin e martesës, kështu që për mua nuk është ndonjë gjë e madhe.”
Sakaq, Ilda nuk i ka shpëtuar pyetjeve ngacmuese të gazetarëve te vegjël, në të cilat nuk mungojn as përgjigjia me humor nga moderatorja.
E pyetur se si e gëzon burri, ajo tha: “Më ka bërë Sienën, s’ka lumturi më të madhe.”
Po ajo si e gëzon burrin?
“Po ja, i këndoj. I bëj komplimenta.Nuk do i themi të gjitha këtu.”– tha Ilda.