I thanë se ka përdorur ‘botoks’ të tepruar, Dafina ‘shpërthen’ ndaj komenteve negative

Dafina Zeqiri publikoi disa foto nga pushimet në të cilat dukej pa grim.

Dhe menjëherë pas kësaj ‘shpërthyen’ komentet për pamjen e saj dhe ‘akuzat’ se ajo ka bërë shumë botoks, shkruan gazeta Neutral.

Këngëtarja sot reagoi ndaj këtyre komenteve negative që mori nëpërmjet një videoje në rrjetin social Instagram.

“Dje përdora një filter që bëri buzët e mia të duken më të mëdha. Komentet ishin të pabesueshme, të vrazhdëta dhe veçanërisht nga gra që më ndjekin mua? Ngacmues. Kini parasysh fytyrën tuaj&FILTER!

Ps. Kur ju mushni 33 vite dhe nuk keni botosk ose fillera? Hajde dhe folni me mua”, shkroi ajo.

Përndryshe, kënga e fundit e Dafinës është në bashkëpunim me Kidën “Luje Belin”, e cila u prit mjaftë mirë nga publiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *