Një i ri nga Britania gjatë operacionit të ndryshimit të gjinisë të cilit iu hoqën organet gjenitale ka bërë padi ndaj mjekëve.
Ai ankohet se mjekët nuk e paralajmëruan për rezultatin drastik të operacionit që ndryshon trupin, i cili e ka lënë atë jopjellor.
Ky ishte reagimi i tij në Twitter:
“Në momentin që u zgjova nga operacioni, e dija se kisha bërë gabimin më të madh të jetës sime”.
Burri thotë se është homoseksual dhe seksualiteti i tij duhet të ishte diskutuar përpara operacionit radikal dhe të pakthyeshëm gjinor.
‘Unë jam tredhur. Ky është termi i saktë. Nuk mund të besoj se ata mundën të bënin këtë gjë me mua. As që më pyetën nëse doja të ngrija spermën time, apo të kisha fëmijë në të ardhmen,’ – shkroi ai.