Sot i është dhënë lamtumira e fundit kosovarit Ragip Kolgeci, që u ther për vdekje para një jave në Itali, raporton Gazeta Sinjali.
Ai u varros sot në varrezat e fshatit Vraniq të Komunës së Suharekës.
Në ceremoninë e varrimit pati shumë qytetarë, teksa ishin edhe garda ceremoniale e FSK-së, pasi i ndjeri ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.