Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj ka kritikuar qeverinë për politikën e jashtme dhe mos njohjet e reja, duke thënë që Kosova ka bërë dy vjet pa asnjë njohje e asnjë anëtarësim.
Përmes një statusi në Facebook, Hoxhaj ka thënë se kjo është politika e jashtme e rënies së lirë, duke kritikuar se Kosova ka bërë 2 vjet pa asnjë anëtarësim dhe njohje.
“Sot, Kosova bëri dy vjet pa asnjë njohje, asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare, asnjë partneritet bilateral, asnjë marrëveshje me BE-në! Kjo është politika e jashtme e rënies së lirë!”, ka shkruar Hoxhaj.
Këtë reagim Hoxhaj e bëri pasi dje u bënë dy vite nga marrëveshja e Washingtonit kur edhe Kosova ka marrë njohjen e fundit nga Izraeli.
Tutje ne nuk kemi parë ndonjë të re në këtë drejtim nga qeveria aktuale ose ministrja Gervalla.