Hoti shpreh ngushëllime për ish-kryediplomatin çek, e përshkruan si mik të madh të Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Karel Schwarzenberg, që ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Çekisë.

Hoti e ka përshkruar atë si mik të madh të Kosovës.

”Schwarzenberg ishte mik i madh i Kosovës dhe Ministër i Jashtëm i Çekisë në kohën kur Kosova e ka shpallur pavarësinë”.

“Republika e Kosovës në procesin e shtetndërtimit dhe konsolidimit të shtetësisë është mbështetur fuqishëm nga miqtë sikur Schwarzenberg dhe si i tillë ka mirënjohje të veçantë nga vendi ynë. Prehu në paqe Karel Schwarzenberg”, ka shkruar Hoti në Facebook. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *