Honor prezanton telefonin koncept që mund të mbahet si çantë dore

Firma kineze e telefonave inteligjentë Honor prezantoi të premten një telefon koncept që mund të mbahet si çantë dore.

Telefoni koncept, i shfaqur në ekspozitën e teknologjisë IFA në Berlin, nuk do të dalë në shitje, por Honor po përpiqet t’i tregojë botës se çfarë mund të jetë në gjendje të bëjë për të konkurruar me kompani si Samsung dhe Apple në tregun global, transmeton Telegrafi.

Pajisja, e quajtur Honor V Purse është një smartphone që paloset, ka grepa të integruar për të futur rripat që të duket në formë çante.

Është e paqartë nëse ka ndonjë kërkesë për një telefon që duket si një çantë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *