Ky është i dyshuari për vrasjen e nënës së tij, i këputi kokën me thikë dhe ia piu gjakun

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në lagjen Kapeshnicë në Pejë ku dysohet se djali privoi nga jeta nënën e tij, duke i këputur kokën me thikë e pastaj edhe duke ia pirë gjakun e saj.

Burime Sinjalit kanë konfirmuar se i dyshuari për këtë ngjarje makabër është Urim Hyseni nga Peja.

Siç mëson Sinjali, i dyshuari ka jetuar për rreth pesë vjet në shtetin e Gjermanisë dhe kishte ardhur përkohësisht në familjen e tij oër vizitë ku pas disa ditësh pritej të kthehej në Gjermani.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.

Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *