E shpallën të vdekur, reagon Sabri Fejzullahu, habit me veprimin e tij!

Ikona e muzikës shqipe, Sabri Fejzullahu është ndjerë i shqetësuar.

Kjo për faktin se nuk është hera e parë që dikush e shpall të vdekur këngëtarin me një lajm të botuar.

Përmes një storie në Instagram, ndër tjera, ai ka thënë se do vdes kur ta vendos i madhi Zot.

“E lus Zotin e madh që ata që e kanë edituar këtë lajm, mos t’prekë asnjëherë në familjet e tyre atë që ma kanë dëshiruar mua”, shtoi ndër tjerash këngëtari.

Ndryshe, historia e muzikës shqiptare nuk shkruhet pa emrin e Sabri Fejzullahut, meqë lë gjurmë që nuk do fshihen sa të jetojnë shqiptarët.

Një shekull, asnjëherë s’pushoi zëri e kënga e tij gjithandej ku jetojnë shqiptarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *