Haradinaj: Në takimin me Lajçak e lexuam draftin në tërësi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjatë takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak e kanë lexuar në tërësi draftin.

Haradinaj tha se në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni, por poashtu sipas tij,  janë plot lehtësira që krijohën si në arsim, në shëndetësi funksonimit dhe mundësive që jep Asociacioni.

“E kam parë në tërësi dokumentin… kemi lexu draftin në tërësi pra drafti e spjegon të gjitha po quaj ashtu mundësitë  që Asociacioni ju jep komunave me hsumicë serbe pra qytetarëve që jetojën në këto komuna kuptohet çdo here i referohet Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës . Në këtë draft nuk ndryshojnë përgjegjësitë e komunave dhe Asociacioni nuk merr nga këto përgjegjësi por poashtu janë plot lehtësira që i krijohen në arsim  në shëndetësi funksionimit dhe mundësive që jep Asociacioni”, tha ai.

“Komentet tona se a pajtohemi me këtë draft do ti bëjmë pas shqyrtimit nga Gjykata Kushtetuese për shkak se në hyrje të dokumentit spjegohet se drafti duhet të shqtrtohet nga Gjykata Kushhtetuese”, shtoi Haradinaj pas takimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *