Haradinaj e quan “joserioze” opozitën: Po bëjnë zhurmë për marrëveshjen

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, u është kundërpërgjigjur kritikave të dy partive opozitare, LDK-së dhe PDK-së, për propozimin evropian, mbi bazën e të cilit do të vijojë dialogu Kosovë-Serbi.

Sipas Haradinajt, marrëveshja e arritur në Ohër nuk ka asgjë të keqe, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Ai tha se LDK dhe PDK “po bëjnë zhurmë” dhe shtoi se sjellja e tyre është joserioze në procesin e dialogut.

“Marrëveshja nuk është e plotë, nuk ka njohje bilaterale por nuk ka asgjë të keqe në këtë marrëveshje. Nga këto partitë që po bëjnë zhurmë, PDK dhe LDK nuk e shoh shumë serioze sjelljen e tyre në këtë proces. Shikoj një lloj loje të paarsyeshme në momente kaq kritike për vendin tonë. Ne duhet të ecim përpara”, deklaroi Haradinaj në intervistë për ABC News.

Tutje, lideri opozitarë ka thënë se këto dy parti po mundohen t’i zbehin rezultatet e dialogut.

Ai tha se do donte t’i pyeste se si do të vepronin ata po të ishin në pozitën e dialoguesit.

“Të mos ecim me frikën e dështimit por të rrisim vetëbesimin. Këta që në një mënyrë apo në një tjetër dëshirojnë me zbehur këto që kanë ndodhur. I kisha pyetur se cilat janë alternativat e tyre. Disa alternativa që janë ndërmarrë prej tyre kanë qenë të rrezikshme në të kaluarën”, tha Haradinaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *