Habit nutricionisti shqiptar: Do jetoj mbi 150 vjeç sepse kam zgjedhur të mos pi ujë

Nutricionisti Ylli Gramatiku ka një regjim të pazakontë ushqimor. Gjatë një dite ai konsumon fruta shumë të pjekura, shumë perime dhe nuk pi ujë prej 3 vitesh.

Në një intervistë në Euronews Albania ai theksoi se do të jetoj mbi 150 vjet.

Më tej ai nënvizoi se dëshiron që të jetoj sa më shëndetshëm.

Ky është një proces, ka vite, rreth 10 vjet që vijon. Mosha juaj s’e ka problem shëndetin dhe vazhdon ecën rrugë pa rrugë. Problemet që kam pasur vetë më kanë folur, kam vuajtur nga artriti, gurët në veshka. Çdo ditë unë agjëroj deri në orë 3 dhe pastaj 3 me 7 ha vetëm fruta dhe perime. Ushqehem vetëm 4 orë dhe pjesa tjetër është agjërim. Kam pak me këtë dietë dhe ndihem shumë mirë”, tha nutricionisti.

“Unë pretendoj të jetoj sa më gjatë dhe sa më shëndetshëm. Nuk dua të rri shtrirë dhe të merrem me ilaçe. Dua të jetoj deri në 150 vjeç”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *