Gruaja në Fushë Kosovë dyshon se është dhunuar nga kolegu i saj, Policia jep detaje 

Një grua ka raportuar në Polici se pasi e ka përfunduar punën, kolegu i saj e ka shoqëruar me veturë.

Sipas saj, ai ka pirë duhan dhe ia ka gjuajtur tymin në fytyrë, për çka dyshon se ishte narkotik.

Viktima ka deklaruar se më pas nuk e di se çfarë ka ndodhur, por thotë se dyshon që është dhunuar pasi i dyshuari e kishte kanosur.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

DHUNIM- Fushë Kosovë 22.08.2022 – 01:00. Me 17.03.2023 viktima femër kosovare ka raportuar se pasi kishte përfunduar punën, i dyshuari mashkull kosovar kolegu i saj e kishte shoqëruar me veturë. Gjatë gjithë kohës sipas viktimës i dyshuari kishte pirë duhan duke i hedhur tymin në fytyre saj, ku viktima dyshon se kishte qenë narkotikë dhe nuk kishte më në dijeni se çfarë kishte ndodhur. Andaj viktima dyshon se ishte dhunuar pasi që pastaj gjatë gjithë kohës i dyshuari e kishte kanosur dhe për këtë arsye nuk e kishte raportuar rastin. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *