Gigi Hadid e ka cilësuar Kanye Westin si një “bullizues” pasi ai ofendoi një kritik të deklaratës së tij të diskutueshëm “White Lives Matter”.
Reperi, 43 vjeç, shkaktoi zemërim kur debutoi me veshjet në shfaqjen e tij në Javën e Modës në Paris përpara se të dyfishonte pretendimet e tij dhe të hidhte poshtë pohimet e “Black Lives Matter” – lëvizja sociale e krijuar për të protestuar ndaj padrejtësive sociale dhe racore që synonin komunitetin e tij.
Në një seri postimesh të martën (4 tetor), Ye sulmoi Gabriella Karefa-Johnson, një stiliste dhe redaktore globale e “Vogue”, e cila e kishte quajtur veprimin e tij ‘të rrezikshëm’ dhe ‘të dhunshëm’.
Në postimet e tij, West ofendoi stilin e Karefa-Johnson dhe u tall duke thënë ‘ky nuk është një person i modës’, përpara se të vazhdonte të ndante një shkrim tjetër ku thuhej si: ‘kjo do të thotë luftë’.
Kjo e shtyu Hadid, 27 vjeçe, të komentonte se West nuk kishte ‘një përqindje të intelektit të saj’ dhe tha se ‘nuk kishte asnjë kuptim deklarata e tij’.
“Do të dëshironit të kishit një përqindje të intelektit të saj. Ju nuk e keni idenë…. Nëse në të vërtetë ka një pikë kuptimi për ndonjë nga gjërat e juaja, ajo mund të jetë personi i vetëm që mund t’ju shpëtojë. Sikur “nderi” i të qenit i ftuar në emisionin tuaj duhet të pengojë dikë të japë mendimin e tij..? Ju jeni një bullizues dhe një shaka”, ka shkruar Hadid.