Fotografia e Osmanit vendoset edhe në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri

 Fotografia e Osmanit vendoset edhe në Ambasadën e Kosovës në Shqipëri

Fotografia e presidentes së vendit, Vjosa Osmani është vendosur në zyrën e ambasadorit të Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani dhe në sallën e takimeve në Ambasadën e Kosovës në Tiranë.

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, fotografinë e Presidentes Vjosa Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.