FOTO/ Për herë të parë në histori, piloti ‘parkon’ avionin te vendi i helikopterit

Piloti polak Lukasz Czepiela u fut në historinë e aviacionit të martën, duke u bërë personi i parë që arrin të ulë një avion në një pistë për uljen e helikopterëve, në majën më të lartë të godinës ikonë në Dubai, Burj Al Arab Jumeirah.

Czepiela arriti të ndalojë avionin e tij në vetëm 21 metra gjatësi, duke u ulur në platformën me diametër 27 metra, 2021 metra mbi nivelin e detit.

“Sfida më e madhe ishte mungesa e pikave të referimit që janë të zakonshme në çdo aeroport”, tha piloti në një intervistë për Red Bull, që sponsorizoi aktivitetin.

Sipas Red Bull, akrobacia ishte planifikuar prej vitit 2021 dhe piloti kishte kryer 650 testime. Në jetën e përditshme, Czpiela është pilot i një avioni Airbus A320.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *