Faqja e njohur në Twitter për zhvillimet në Serbi, “SerbiaWatch” ka publikuar një video ku disa policë shihen duke arrestuar me forcë një burrë, i cili duke dëgjohet duke bërtitur: “Ndihmë, ndihmë”.
“Policia autoritare serbe ndaloi një automjet të tipit Golf, burri ishte duke e dërguar nënën e tij të moshuar te mjeku… Pasi u dëgjua duke e mallkuar regjimin e Serbisë, ai u rrah para nënës së vet dhe u dërgua ilegalisht në ndalim gjoja se “ka folur kundër shtetit”, thuhet në mbishkrimin e kësaj faqe.
Ndërkohë një grua që e incizonte rastin, del nga vetura dhe dëgjohet duke i kritikuar policët e duke e quajtur keqtrajtim arrestimin e atij personi.