Flet kosovari që ia vodhën ‘Range Rover’-in që u përdor në vrasjen te Top Channel: Ma mori roja i hotelit..

Pas rastit tragjik të sulmit ndaj Top Channel, ku humbi jetën punonjësi i sigurisë Pal Kola, tashmë janë zbuluar detaje të reja. Automjeti tip “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, që u përdor nga në sulmin kriminal, rezultonte i vjedhur prej një turisti kosovar më korrik të 2020, në fshatin Tale të Lezhës.

Përmes një prononcimi për mediat, pronari i mjetit luksoz i identifikuar si Ramadan Makolli deklaron se mjetin ia kishte vjedhur roja i sigurisë së hotelit 3 vite më parë, dhe se rastin e kishte denoncuar rastin tek autoritetet ligjzbatuese.

““Range Rover” me të cilin dyshohet se u sulmua “Top Channel” mbrëmë, ka qenë vetura ime, por që më është vjedhur nga rojtari i sigurisë së hotelit ku po qëndroja me pushime atëherë,”- ka thënë ai, raporton TCH.

Vetura u gjet e djegur me dy kallashnikovët e përdorur në krim brenda. Ai është sekuestruar dhe aktualisht ndodhet në drejtorinë e policisë së Tiranës, ku po i bëhet ekzaminimi nga ekspertët për gjetjen e provave.

Përveç automjetit, të vjedhura kanë rezultuar edhe targat e mjetit luksoz. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Policia e Shtetit, targat “AA 456 HC” ishin vjedhur natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *