Këngëtarja Fjolla Morina ka qenë mjaft e përfolur gjatë këtyre ditëve.
Të mërkurën, ajo realizoi një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, ku foli mbi sfidat me të cilat ishte përballur muajve të fundit.
Ajo u shpreh se ka kaluar disa muaj të vështirë, pasi është prerë në besë nga persona që i quante të afërt.
Një ditë më vonë, Morina publikoi një pyetje interesante për ndjekësit e saj në Instagram, duke shkruar në mbishkrimin e një fotografie në InstaStory:
“Pyetja e ditës: Cilin do ta falnit më lehtë? Një që ju mashtron, apo dikë që ju vjedh? Hajdutin, apo mashtruesin”.
Dhe në një fotografi të publikuar vetëm pak minuta më vonë, ajo tregoi se personalisht e falë hajdutin para mashtruesit.
“Unë e falë hajdutin se mashtruesi kur të tradhton të mashtron, të pres në besë. Kurse hajduti mundet me të vjedh edhe nga halli. A mashtruesi i bën gjithë gjërat nga dëshira e qejfi i vet”.
Nga postimet e fundit të këngëtares, vërehet se Fjolla është vërtet e zhgënjyer nga persona të caktuar në jetën e saj.