Fjalët e Rugovës në 1999 dhe të prokurorëve të Hagës në 2023: Cili ishte raporti i LDK me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës

Një intervistë e ish-presidentit Ibrahim Rugova e realizuar në tetor të vitit 1999, ka rikthyer në vëmendje disa deklarata të tij lidhur me raportet me Hashim Thaçin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Duke qenë se në këtë kohë në Hagë po zhvillohet një gjykim ndaj krerëve të UÇK-së dhe këta të fundit akuzohen edhe për krime ndaj përkrahësve të LDK-së, kjo ka nxitur shumë reagime, shkruan Nacional.

Në këtë intervistë të Rugovës në vitin 1999, ai i vlerësonte raportet me Thaçin si tejet të mira, dhe që qytetarët nuk duhet t’i fryjnë përçarjes, por unitetit.

“Në përgjithësi janë të mira dhe gjithnjë janë më të mira. Mos të harrojmë Thaçi dhe të tjerët nuk kanë qenë në jetën normale, tash jemi në jetë normale. Është epokë e re për Kosovën. Fatlumëri që të gjithë jemi në Prishtinë, edhe Thaçi edhe Bukoshi edhe të tjerët.  Njerëzit që i kemi pasur jashtë institucioneve, prandaj gjithnjë e më shumë do të afrohemi e bashkëpunojmë.

Është unitet plural dhe nuk duhet t’i fryjmë erës së përçarjes, është një fantom që na përcjell shqiptarëve dhe nganjëherë e nxjerrim si gogol pa pasur nevojë. Duhet të kuptojmë se është unitet plural me shumë njerëz”, deklaronte Rugova për raportet me Thaçin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *