Fjalët e para të Dardan Krivaçës pas paraqitjes në gjykatë

I akuzuari për vrasjen e Marigona Osmanit, Dardan Krivaqa është mbrojtur në heshtje sot, në seancën e parë në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

I pyetur nga gjykata në lidhje me fajësinë apo pafajësinë, Krivaqa është mbrojtur në heshtje.

“Mbrohem në heshtje pasi që në këto momente nuk jam në gjendje te flas”, ka thënë ai në seancë, raporton Nacionale.

Ndryshe, sot ka nisur gjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut si të dyshuar kryesorë për rastin e vrasjes së Marigona Osmanit në gusht të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *