“Faleminderit e dashura Angela për angazhimin tënd për Europën”… – NEUTRAL

 “Faleminderit e dashura Angela për angazhimin tënd për Europën”… – NEUTRAL

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka falënderuar kancelaren gjermane, Angela Merkel, për shërbimin e saj 16-vjeçar si diplomate europiane.

Macron, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka falënderuar Merkel për angazhimin e saj për çështjet europiane.

“Faleminderit e dashura Angela për angazhimin tënd për Europën. Një cicërimë nuk është e mjaftueshme që të përmblidhen 16 vite angazhim”, ka shkruar ai.

“Andaj, do të doja të përmendja një datë që do të dëshmonte përgjithmonë vizionin tuaj: 21 korriku i 2020’ës, si dhe miratimi i planit Europian të rindërtimit”, ka shkruar ai.

Më 21 korrik, udhëheqësit e Bashkimit Europian arritën një marrëveshje mbi një plan masiv stimulues për ekonomitë e dëmtuara nga koronavirusi.