Eni Tare ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pasi pati më së paku vota për t’u shpëtuar në mesin e personave të nominuar.
Ai ka marre me vete biletën e fatit, e cila mund t’i mundësojë atij kthimin në shtëpi.
Ndryshe, ai sonte ka rrëfyer një histori të dhimbshme familjare, me të cilën është përballur.
Ai ka rrëfyer për problemet e familjes, qysh kur ishte në moshën 10-vjeç.
Ai tregoi se babain e kishte alkoolist, gjë që kishte krijuar debate.
Ai tha se ai shpesh herë ka qenë edhe abuziv ndaj nënës së tij, e që kjo ka çuar edhe në abortim dy herë.