Ekspertja tregon se a mund t’i tërheqin paratë e trustit qytetarët

Vlora Obërtinca, Ekspertja e tregjeve financiare ka treguar rreth parave të trustit, se a mund të tërhiqen ato.

Ajo ka thënë se fondi nuk është pensional, por fond i mirëbesimit.

“Është fond i mirëbesimit, kjo do të thotë nëse unë punoj në një kompani ajo i përfaqëson të drejtat e mia për pjesën e pensionit, kontributet e mia ia dërgon një fondi në mirëbesim. K është fond i mirëbesimit e jo fond pensional shtetëror. Kompanitë i dërgojnë në emër të punëtorëve të tyre, ky trust ka të drejtë t’i investojë paratë e tua në letra me vlerë”, ka thënë ajo.

Ajo tha se fondi pensional i Kosovës gjendet në Serbi dhe ky shtet i përdor këto mjete për investime.

“Nuk është fond pensional tipik, sepse fondi ynë është në Serbi, pse nuk është bërë temë e bisedimeve në Serbi ta sjellim fondin? Ata i investojnë paratë e baballarëve tanë në letra me vlerë në perëndim dhe fitojnë para”,  ka shtuar ajo.https://zeri.info/inarticle.html

Sipas saj, duhet të kthehet fondi pensional në Kosovë dhe Serbisë t’i paguhet një shumë parash për menaxhimin e mjeteve.

“Duhet ta kthejmë fondin pensonal shtetëror me gjithë kamatat që i ka fituar Serbia në emër tonin, dhe Serbisë me ia pagu në emër të menaxhimit e atyre mjeteve në një shumë të caktua”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *