Ekspertët tregojnë një metodë të re për largimin e ankthit dhe stresit

Ankthi dhe stresi konsiderohen si ndjenja të përgjithshme shqetësimi që lidhet me një krizë të caktuar.

E për shmangien e tyre, shumë njerëz praktikojnë aftësitë e sjelljes njohëse, ku një nga aftësitë të këtij lloji është edhe teknika e cila njihet si “333”.

Sipas ekspertëve, kjo është një aftësi e lehtë që mund ta mbani mend dhe që mund ta përdorni në momentet kur keni ndjenjë shqetësimi.

Ekspertët në “ChoosingTherapy” thonë se teknika 333 mund t’ju ndihmojë të dalloni pamjet, tingujt dhe teksturat, duke ju bërë të tejkaloni momentin e shqetësimit, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Rregulli 333 ju nxjerr nga koka mendimet shqetësuese, duke përdorur shqisat tuaja si një mënyrë për t’u rilidhur me trupin tuaj në mes të simptomave negative të ankthit, duke përfshirë mendimet ndërhyrëse dhe sulmet e panikut”, thonë ekspertët.

Ata gjithashtu shtuan se fokusimi në këto tri gjëra mund t’ju ndihmojë të bëheni të vetëdijshëm vizualisht për gjërat që keni përreth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *