Gazeta Neutral pak më parë raportoi se një person dyshohet se është vetvrarë sot në Malishevë.
Neutral ka mësuar se viktima është Edison Thaçi nga fshati Mirushë i Malishevës.
Ky rast tragjik ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit, kur Policia dhe Emergjenca u njoftuan se i riu dyshohej se ishte pa shenja jete. Ekipi mjekësor ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes pas denoncimit të rastit, ku kanë hasur në trupin e të ndjerit dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Trupi i tij i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion, teksa në vendin e ngjarjes janë bërë ekzaminimet e nevojshme nga ekipet përkatëse.\Neutral/