Edi Rama i papërmbajtshëm në Bruksel, sulmon ashpër Bullgarinë: Ka kidnapuar dy vende të NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nuk është përmbajtur fare me deklarata në Bruksel para fillimit të Samitit të BE-së.

Ai ka kritikuar ashpër shtetin e Bullgarisë, pasi sipas tij po i mban peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që të antarësohen në BE, shkruan Neutral.al.

“Unë ua kam thënë dhe po e përsëris. Përkundër optimizmit të ngutur të disave edhe këtu në Bruksel, nuk pres të zgjidhet asgjë në Bullgari, por edhe nëse do të zgjidhet, do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehtësuar nga kjo pengmarrje e një vendi të NATO-s, të dy vendeve të NATO-s në kulmin e një lufte të nxehtë në kufi të Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë”, tha Rama.

Procesi i anëtarësimittë Shqipërisë në BE ka ngecur. Një ditë më parë u rrëzua qeveria bullgare, e cila ka vendosur veton ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që i ndalon të dyja vendet në rrugën drejt BE-së./Neutral.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *