E tmerrshme: Burri nga Gjakova e bën “llom” gruan e tij shtatzënë, ajo pati…

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.M., për shkak se ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Në njoftimin e prokurorisë thuhet se të mërkurën në Gjakovë, pas mosmarrëveshjes rreth djalit të tyre, burri e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten shtatzënë.

“Prokuroria njofton se, më 17 dhjetor 2022, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri M.M., me dashje i shkakton lëndime trupore të dëmtuarës, M.B., bashkëshortes së tij, e cila është viktimë e ndjeshme, grua shtatzënë”.

Gruaja ka pësuar lëndime në pjesë të trupit nga sulmi.

“Pas një mosmarrëveshje paraprake, rreth djalit të tyre 1 vjeçar, i pandehuri revoltohet dhe fillon ta sulmojë fizikisht të dëmtuarën, duke e goditur me grushte në kokë e pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast, të dëmtuarës i shkakton ndrydhje të indeve të buta të regjionit të kokës dhe të krahut, lëndime këto të përshkruara nga eksperti mjeko-ligjor”, njoftoi prokuroria.

Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës kompetente, që i pandehuri M.M, të dënohet sipas ligjit për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *