Një nënë e re vdiq tragjikisht pesë javë pas lindjes së vogëlushes së saj, kur papritmas u rrëzua në shtëpi pasi pësoi një mpiksje gjaku.
Ndihmës infermierja Samantha Crosbie, 32 vjeç, njihej si një person tejet ‘argëtues dhe i dashur’. Ajo u gëzua pa masë kur vajza e saj e vogël, Betty Crosbie, erdhi në jetë, pas një shtatzënie të gjatë me dhimbje legeni.
Jeta e të resë u ndërpre mizorisht më 16 mars të 2020-ës pas pesë javësh të mrekullueshme si një familje me pesë anëtarë.
Ajo u rrëzua papritmas në shtëpinë e saj në Red Hill, Surrey, teksa burri i saj, Paul Crosbie, 38 vjeç, dhe fëmijët e tyre më të mëdhenj, Stanley, atëherë pesë vjeç dhe Evelyn, atëherë nëntë vjeç, ishin në kinema.
Vetëm një fotografi e Samantës me tre fëmijët e saj Evelyn, 9 vjeç, Stanley, pesë vjeç, Bettyn e porsalindur dhe bashkëshorti Paul, 38 vjeç, para vdekjes së saj të papritur vetëm pesë javë pas lindjes, ekziston në albumin e tyre të familjes.
Para se të humbte ndjenjat, Samantha kishte folur në telefon me nënën e saj, Jane Parker, 62 vjeçe, e cila filloi të bërtiste furishëm emrin e vajzës së saj në telefon përpara se të thërriste një ambulancë, e cila e dërgoi me urgjencë në spital.
Samantha vdiq të nesërmen, pasi testet zbuluan se ajo kishte patur një enë gjaku të bllokuar në mushkëri dhe zemër.
Së fundmi, bashkëshorti dhe nëna e të ndjerës kanë rrëfyer se ishte ëndrra e saj në jetë të ishte mama dhe të rriste fëmijët e saj, por fatkeqësisht iu ndërpre në mes, raporton Daily Mail.