Hunda e një të infektuari me linë e majmunëve nisi të kalbet… një nga rastet më tronditëse të sëmundjes të raportuar deri më tani.
Pacienti 40-vjeçar nga Gjermania shkoi te mjeku i tij pasi iu shfaq një njollë e kuqe në hundë. Më pas u dyshua se ishte një djegie nga dielli dhe burri iku në shtëpi.
Por brenda pak ditësh, njolla në hundë filloi t’i nxihej. Burri pa gjithashtu plagë të mbushura me qelb në të gjithë trupin e tij, të cilat ishin veçanërisht të rënda rreth penisit dhe gojës, siç raportohet në revistën mjekësore Infection.
Burri më pas u testua për linë e majmunëve dhe i dhanë antivirale për të luftuar virusin. Teksa ishte në spital ai gjithashtu u testua për sëmundje të ndryshme seksualisht të transmetueshme.
U zbulua se kishte po ashtu sifilis të padiagnostikuar dhe HIV.
Sifilizi i tij kishte kaluar aq gjatë pa u zbuluar sa i ishte përhapur në organet e trupit.