E dhimbshme: Kjo është vajza që humbi jetën në një aksident në Ulqin

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në orën 00:30 në Bulevardin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Ulqin, ku ka humbur jetën 23 vjeçarja nga Rozhaja me banim në Ulqin, për të cilin ka raportuar Sinjali më parë.

Gazeta Sinjali, mëson se viktima është Irma Muriç.

Policia në Ulqin njofton se ka arrestuar S.L. (28) nga Podgorica me urdhër të Prokurorit në Prokurorinë Themelore të Shtetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale, vepër e rëndë kundër sigurisë së transportit publik.

“Ajo ka qenë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit në trup në përqendrim prej 0.98 g/kg, dhe ka shkaktuar aksident trafiku në të cilin ka ndërruar jetë I.M. (23) nga Ulqini, i cili ishte në automjet si pasagjer”, ka njoftuar policia.

Administrata e Policisë edhe njëherë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe në këtë mënyrë të kontribuojnë, si personale ashtu edhe në sigurinë e pjesëmarrësve tjerë në komunikacion

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *