Një 76-vjeçar në Birmingam të Britanisë së Madhe është sulmuar me grushta dhe mjete të forta, ndërsa ndodhej në oborrin e shtëpisë së tij.
Siç shihet edhe në video i moshuari Roy Muller i cili është gjysh i nëntë nipërve, është sulmuar brutalisht nga disa të rinj, të cilët donin të vjedhnin në pronën e tij.
Ndërkohë pavarësisht moshës Muller ka ditur të mbrohet mjaft mirë.
Por vetë 76-vjeçari e ka cilësuar të paaftë reagimin e policisë, e cila sipas tij nuk ka bërë asgjë për ngjarjen.
Ai thotë se pavarësisht se ka bërë denoncim, pasi kjo nuk është hera e parë që prona e tij dhunohet, sërish policia nuk ka vënë asnjë person në pranga.