Dua Lipa në lidhje me gazetarin dhe humoristin e njohur?

Dua Lipa në lidhje të re dashurie.

Të paktën kështu po flitet në mediat e huaja dhe bëhet fjalë për gazetarin dhe humoristin e njohur Trevor Noah.

Këngëtarja kosovare 27-vjeçare dhe prezantuesi i Daily Show 38-vjeçar janë kapur duke u puthur pas një darke në një restorant në New York.

Fotot janë publikuar sonte nga Daily Mail e ku çifti janë parë duke shijuar një darkë romantike në qytetin e New Yorkut.

Ata janë parë të ulur së bashkë në një restorant relaksues, teksa hapësira e tyre ka qenë e ndarë nga të tjerët.

Këngëtarja dhe gazetari dhe humoristi janë parë mandej duke u puthur dhe përqafuar.

Lipa ka qenë në lidhje me Anwar Hadid deri në fund të dhjetorit 2021.

Trevor ishte raportuar se i dha fund lidhjes me Minka Kelly në maj të këtij viti.

Lipa pak më parë kishte një paraqitje të nxehtë në Grammy, të cilin ngjarje e prezantoi Noah.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *