Drejtuesit e lartë të Twitterit do të marrin kaq milionë dollarë së bashku nëse Elon Musk i shkarkon ata

Shkarkimi nga puna nga Elon Musk do të jetë shumë fitimprurës për drejtuesit kryesorë të Twitterit.

Musk ka finalizuar marrëveshjen për blerjen e Twitterit pas disa muajsh të trazuar në të cilin ai ofroi ta blinte për 44 miliardë dollarë, por u përpoq të tërhiqej nga marrëveshja, u padit nga Twitteri dhe përfundimisht ra dakord ta blinte përsëri. Tani në krye, Musk pritet të riorganizojë biznesin dhe të shkurtojë fuqinë punëtore, transmeton Telegrafi.

Siç bëhet e ditur, Musk thuhet se ka shkarkuar CEO-n e Twitterit, Parag Agrawal dhe shefin e financave, CFO, Ned Segal i cili njoftoi largimin e tij. Gjatë ditës u raportua se Musk ka shkarkuar gjithashtu edhe shefen e çështjeve ligjore dhe politikave, Vijaya Gadde.

Pushimi nga puna nga ana e Musk ka gjasa t’u japë drejtuesve disa nga pagesat më të mëdha që kanë parë ndonjëherë. Nëpërmjet dispozitave të “ndryshimit të kontrollit” në kontratat e punës për lidershipin e lartë, ata do të marrin një masë të caktuar shkëputjeje dhe një përshpejtim automatik të aksioneve të tyre, për sa kohë që Musk i pushon nga puna. Dispozitat janë shpalosur në dosjet rregullatore.

Agrawal, i cili e pa Musk-un të kthehej kundër tij muaj më parë, do të marrë pagesën më të madhe prej 38.7 milionë dollarësh, kryesisht për shkak të tërësisë së aksioneve të tij që iu jepen pas shkarkimit të tij.

Ned Segal, shefi financiar i Twitterit, do të marrë një pagesë prej 25.4 milionë dollarë për shkarkimin.

Vijaya Gadde, zyrtare kryesore ligjore, do të largohet me 12.5 milionë dollarë.

Sarah Personette, shefja e klientëve, do të merrte 11.2 milionë dollarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *