Dy artistet shqiptare, Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi prej kohësh komentohen për raporte jo aq të mirë me njëra-tjetren.
Së fundmi, ka qenë Dafina ajo që ka ironizuar me Erën gjatë një intervistë të fundit të saj.
Komenti i para disa javësh i Erës në emisionin “Më lër të flas” duke u shprehur: “Ti dikund po do me dalë”, u bë viral atë kohë.
Lojtës Videosh
E pyetur nëse ka kopjuar ndonjërën prej artisteve, Dafina u përgjigj me të njëjtën fjali të Erës, gjë që u kuptua si ironizim ndaj autores së “Bebe”.
Mbetet të shihet nëse Era do t’i kundërpërgjigjet siç ka ndodhur edhe në disa raste të tjera.