Greva e mësimdhënësve është duke vazhduar. Qeveria e SBASHK-u ende nuk kanë arritur një marrëveshje. Ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci si e para e arsimit në vend nuk po arrin që t’i jep fund grevës në arsim. Madje ajo me deklarata e saja po i portretizon si llaskucë mësimdhënësit grevistë.
Mbrëmë në një emission në T7, Nagavci tha se SBASHK-u, pas dy ose tre muajve mund të kërkoj 300 euro.
“Nuk mundet askush të shantazhojë në këtë mënyrë. Po e zëmë që SBASHK pas dy apo tre muajsh thonë ne shkojmë në grevë se duam 300 euro. Nuk janë kërkesa të tilla as racionale”, deklaroi ajo, përcjell Gazeta Insajderi.
Tutje, ajo ka folur për kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj. Ajo tha se Jasharaj nuk është “i vetëm në këtë betejë”.
“Të them të drejtën, unë besoj që është përmend shumë emri i zotit Jashari. Nuk dua të diskutojë në atë formë. Unë mendoj që ai nuk është vetëm në këtë betejë, janë të tjerët që e shtyjnë”, tha Nagavci në “DPT te Fidani”.
Derisa foli për partitë opozitare, Nagavci tha se “Jo vetëm se e kanë lënë një pjesë të madhe të qytetarëve në një gjendje të vështirë materiale, por tani synojnë që të shfrytëzojnë aty ku ka ndjeshmëri më të madhe, për të nxitur”.
E para e Arsimit tha se “ nuk mund të lejojnë që të ketë kërkesa shantazuese”.
“Pikërisht pse ne besojmë që duhet të mbështeten ata që kanë më shumë nevojë, nuk mund të lejojmë që të ketë kërkesa të tilla shantazhuese, të cilat insistojnë për asgjë tjetër vetëm 100 euro”.