Çfarë po ndodh në Mitrovicë? Rrëzohet një dron i KFOR-it, dyshohet për…

Mëngjesin u raportua për sulm me armë zjarri ndaj Njësisë Kufitare të Policisë së Kosovës në stacionin policor kufitar në Jasenovik të Zubin Potokut.

Zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armesh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabuke.

Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste”, thuhet në njoftim.

Poashtu, një lexues i Neutral ka shkruar se një dron i KFOR-it është rrëzuar, por që sipas tij nuk e kanë bërë të madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *