Big Brother ua ndalon VIP-ave të mbajnë syze në shtëpi: S’po përcillen emocionet te publiku

Kiara ka lexuar për banorët një zarf nga Vëllai i Madh.

Banorëve u është komunikuar që të dorëzojnë të gjithë syzet e diellit sepse përdorimi i tyre nga banorët, pengon në përcjelljen e emocioneve te publiku.

Banorë, Vëllai i Madh iu kujton se një nga rregullat e Big Brother është ndalimi i përdorimit të syzeve të diellit në ambientet e brëndshme të shtëpisë. Mbajtja e tyre është mungesë transparence në përcjelljen e emocionet tuaja të vërteta te publiku. lajmërimesh, ky rregull vazhdon të mos respektohet. Për këtë arsye Vëllai i Madh kërkon të dorëzoni menjëherë të gjitha syzet e diellit dhe t’i vendosni te dhoma e rrëfimit. Për cilindo që nuk e zbaton këtë rregull, do të ketë penalizime”, lexoi Kiara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *