Bashkëshorti i Oltës ka ‘dy fjalë’ për banorët: Thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty…

Olta është surprizuar mbrëmjen e sotme me një mesazh nga bashkëshorti i saj Dori, me të cilin janë edhe prindër të një djali, Amarit.

Në rubrikën “Big Love” ai ka dërguar një mesazh për të shoqen, duke e cilësuar atë dhuratën e tij më të bukur, ndërkohë që dy fjalë i ka pasur edhe me Luizin.

“Je dhurata ime më e bukur! Të kam jetën time dhe vdes për ty! Dhe boll me ftesa për Valencia se s’kemi hotel. Dhe thuaji Luizit të nisi gocën se nuk dilni nga aty pa ardhë dita të futet dhe Amari! Të puth shumë. Dori”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *