Basha për zv/ministrin e përfolur për ryshfet: Nëse ka bo diçka ai djali, e çoj në burg me kerr temin

Deputeti i VV-së, Dimal Basha ka folur pasi u raportua se zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Almir Veliji dyshohet se është përfshirë në një aferë ryshfeti. 

Basha tha se Veliji nuk është zv.ministër i VV-së, duke shtuar se ai është propozuar nga deputetja Duda Balje.

“Zv.ministri nuk është zv.ministri i VV’së, por vjen nga një subjekt i partive minoritare në Kosovë. Nëse sgaboj është propozim i Duda Baljes”.

Tutje, Basha tha se nëse ‘Veliji ka bërë diçka të paligjshme, do ta dërgojë vetë në burg’.

“Nëse ka diçka, ai djali ka bo diçka të paligjshme, unë me kerr tem në burg e qoj. Cdo kush që prek ckado në qeveri, s’ka rëndësi edhe baba jem me kon, unë me kerr tem në burg e qoj. Nëse ka diçka që është e paligjshme, patjetër që kryeministri do të reagojë. Besoj se si vjen në Kosovë do ta adresojë”, tha ai në DPT te Fidani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *