Sali Lushaj, babai i reperit Stresi dhe krahu i djathtë i Sali Berishës është shoqëruar për në polici. Ai ka qenë bashkë me një person tjetër, kur është marrë nga policia pranë stadiumit Dinamo.
Në lidhje me shoqërimin e Lushajt ka reaguar edhe Stresi. Ai thotë se babai i tij ka pasur një armë, por atë e ka me leje.
Reperi shton gjithashtu se shoqërimi ka ardhur me tendencë.
Reagimi i Stresit:
Është takuar me disa shokë të vetë dhe kanë vazhduar dy makinat nëpër qytet. Babai im posedon një armë, por e ka me leje që ia ka lëshuar shteti. Është bërë ekzaminimi i armës, po merret në pyetje, do marrë gjobën. Por mënyra si e kanë ndaluar ka qenë kështu si me tendencë. Tani po presim të lirohet. Arsyeja kanë qenë dyshimet e policisë që kanë bërë aksionin. Ashtu si i kanë ndaluar ata…u kanë prerë rrugën. Shteti i di këto aksionet ne nuk marrim vesh. Thjeshtë i kanë ndaluar dhe po merren në pyetje